Organizata New Elite of Social Empowerment, e drejtuar nga Vlora Shtanaj, ka shpallur suksesin e një projekti të rëndësishëm, “Bridging the Divide”. Ky projekt ka pasuar një qasje të përgjithshme në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështetjen e grupeve të prekura në shoqëri.
Në këtë projekt janë adresuar me sukses nevojat e disa grupeve specifike, duke përfshirë moshën e shtyre, femijët pa përkujdesje prindërore, shoqatat e të verbërve, si dhe femijët nga rradhët e minoriteteve. Drejtuesja Vlora Shtanaj ka shprehur kënaqësinë për arritjet e projektit dhe impaktin pozitiv që ka pasuar në jetën e pjesëmarrësve.
Në përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet e projektit, u zhvilluan një sërë aktivitetesh, duke përfshirë analizën psikosociale, aktivitete sportive dhe rekreacion, vizita studimore, ngjarje humoristike, performanca muzikore dhe fjalime motivuese. Bashkëpunimet me grupet e synuara u koordinuan me sukses nga perfaqësuesit e tyre, ndërsa kontributi i secilit anëtar të Organizatës New Elite of Social Empowerment u shënua si faktor kyç për suksesin e përgjithshëm të projektit.
Ky projekt ka shërbyer si një shembull i një përpjekje të përbashkët për të përmbushur një synim të madh, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit në adresimin e sfidave sociale. Organizata New Elite of Social Empowerment shpreson që ky sukses do të frymëzojë dhe motivojë të tjerët për të marrë pjesë në projekte të ngjashme në të ardhmen.

