Tre lisat e famshëm të Sibovcit të Obiliqit rrezikojnë të shemben. Pemët e vjetra 600 vjeçare do të hiqen meqë pikërisht në lagjen Mexhuani të këtij fshati po synohet ndërtimi i një miniere sipërfaqësore e Korporatës Elektro-Energjetike të Kosovës.
Banorët që për këtë projekt do ti lëshojnë edhe shtëpitë e tyre po thonë se pemët gjigante nuk duhet të hiqen. Ata thanë se pemët shekullore për ta kanë më shumë rëndësi se sa thëngjilli që mund të nxirren në këtë tokë.
