Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik.
Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ditën e sotme janë publikuar disa foto të Luizit dhe Oltës nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku të dy duken brenda një shtëpie me disa valixhe nëpër duar.

