Punë e kryer, “Lewandowski” i Kosovës transferohet te Bukureshti, ja për sa

Futbollisti Albion Rrahmani, do ta vazhdojë karrierën në Rumani, te skuadra e Rapid Bukureshti.

Skuadra rumune Rapid Bukureshti ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ballkanit për shifrën e 600 mijë eurove.

Siç raportohet nga mediat rumune, ai do të zyrtarizohet pas një jave, shkaku i vizës.

Mediat rumune këtë transferim e kanë quajtur lajm të mirë për Bukureshtin: Super transferim te Rapid! Mori Golashënuesin më të mirë nga Kupat e Evropës”.

Rrahmani ka shkëlqyer me fanellën e Ballkanit duke qenë lojtar kyç si në garat evropiane ashtu edhe në kampionat, duke e fituar dy herë me radhë titullin, dhe duke arritur deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.