Punëtorët e pastrimit bojkotojnë punën, banorët e Ferizajit mbesin pa shërbime

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia”, në Ferizaj, po e bojkotojnë punën e tyre, për rritje të pagave dhe kushteve më të mira të punës, ndërkaq qytetarët e kësaj komune, kanë mbetur pa shërbime të kësaj kompanie tash e tri ditë.

Këta punëtorë kanë dalur sot edhe të protesojnë, në shenjë pakënaqësie.

Përveç kushteve më të mira të punës dhe rritjes së pagave, punonjësit kanë kërkuar që edhe pagat të jepen me kohë, pasi që ende nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar. Ata kanë kërkuar po ashtu edhe pagesat për shujta ditore, siç kishin marrë premtime kohë më parë. E, si shqetësim tjetër nga protestuesit është përmendur edhe trusti i punëtorëve, i cili, sipas tyre, nuk u është paguar prej më shumë se dy vjetësh.

Vlen të theksojmë se kompania rajonale e mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj ka gjithsej 275 punëtorë, ndërkaq, sipas drejtorit Syla, pagat e këtij muaji janë vonuar shkaku i festave zyrtare. Festë ishte në datat 1 dhe 9 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *