Putin, Polonisë: Çdo agresion kundër Bjellorusisë është një sulm ndaj Moskës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Poloninë se ka ambicie territoriale në pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik.

Duke iu drejtuar udhëheqësve polakë, ai tha se ata kishin “harruar” se “pjesa perëndimore e Polonisë është një dhuratë e Stalinit për vendin”.

Moska do ta konsideronte çdo agresion kundër Bjellorusisë, e cila ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, si një sulm ndaj Rusisë, tha ai.

Ai paralajmëroi se Kremlini do të reagonte ndaj agresionit kundër Bjellorusisë “me të gjitha mjetet në dispozicion”, shkruan Skynews.

Komentet e presidentit rus vijnë pas përgjigjes së fundit të Polonisë këtë mëngjes ndaj trupave të Wagner që filluan stërvitjen e tyre nën drejtimin e Yevgeny Prigozhin në Bjellorusinë fqinje.

Pas këtij veprimi, ministri i Mbrojtjes i Polonisë ka vendosur të lëvizë trupat drejt kufirit lindor me Bjellorusinë.