Disa qytetarë në kryeqytetin e Prishtinës kanë treguar për Drejt.info se cilin profesion do t’a punonin dhe për sa para do të punonin. Disa nga ata thonë se nuk do të punonin asnjë punë e disa nga ata thonë se duhet të paguhen mirë mbi 500 euro. Ndërsa njëri nga qytetarët thotë se politikanët duhet me u pagu më pak, kurse shëndëtësia, arsimi dhe siguria duhet me pas rrogat e mëdha.
“Asnjë punë nuk do ta punoja. Më mirë me nejt”, tha ai.
“Profesioni im është motër medicionale tash jam pensioniste. Po tash në këtë kohë po më duket këto profesionet me kompjutera po paguhen ma mirë. Mas pari pensionistëve minimum 500 euro është pak bile bile”, tha ajo.
“Unë e kam kry fakultetin për shkencë matematikore, ka punu një kohë të shkurtë për arsimtare me dëshirë e kisha vazhdu profesionin tim”, tha ajo.
“Mjekët, policët, arsimtarët duhet me u pagu shumë. Politikanët duhet me u pagu ma pak. Mjekësia, arsimi dhe shëndetësia duhet me I pas rrogat ma të mëdhaja./Drejt.info/
