Qytetari i reagon Sveçlës me dyshime për vonesën e FSK-së pas aksidentit

Pas një aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit, ku humbën jetën tre të rinj, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe u bëri thirrje qytetarëve për kujdes në vozitje. Ndërkohë, një komentues i quajtur Brendon Sylejmani, në përgjigje të postimit të ministrit, kritikoi vonesën e intervenimit nga FSK-në, duke shkruar: “Xhelal Sveçla, 5 orë nuk kanë ardhur zhytësit e FSK-së. Me grep t’peshkimit, janë munduar peshkatarët dhe qytetarët për të nxjerrë veturën.”

Ky koment nxori në pah shqetësimin e qytetarëve për shërbimet e emergjencës në situata kritike dhe theksoi nevojën për një reagim më të shpejtë nga institucionet përkatëse, shkruan Drejt.info