“Me presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga takimi me presidenten, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë: “Me presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”.
Ndërsa takimin e fundit gjatë vizitës në Shqipëri, Osmani është duke zhvilluar me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Linda Nikolla.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka thënë se duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.
