Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sërish për deklaratën e tij për veriun e Kosovës, ku në një intervistë për prestigjiozen britanike ‘Financal Times’ tha se ajo zonë është ‘tokë e askujt’, raporton Gazeta Sinjali.
Rama para deputetëve shqiptarë në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Kosovën dhe sulmin e 24 shtatorit, tha se e karakterizon veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘no man’s land’ [tokë e askujt].
Kryeministri shqiptar ka krahasuar pjesën veriore të Kosovës me Lazaratin, ku sipas tij lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale.
“Problem nuk është lëndimi imagjinar i sovranitetit nga rritja e konsiderueshme e trupave të KFOR-it dhe vënia e kontrollit real të atij territori, ku çdo ditë e kemi parë mund të lind një telash I ri anti shtet, për Republikën e Kosovës. Natyrisht këto janë pyetje retorike, unë s’kam shpresë se këto do të ma lehtësojnë edhe akuzën si tradhtar, përderisa edhe një lapsus i prestigjiozes britanike Financial Times e cila në zbardhjen e intervistës sime dhënë në telefon kishte harruar sikur t;’ia kishte shtyrë dorën djalli, fjalën ‘veri’ përpara fjalës ‘Kosovë’, gjë që u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën publike të gazetarit.
Unë e karakterizoj veriun e Kosovës, jo Kosovën natyrisht, me shprehjen angleze ‘no man’s land’. Po pse nuk qenka ‘no man’s land’ kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme, kriminale? Kur aty s’ka as një kontroll dhe s’ka asnjë mundësi të parashikosh se çfarë vie nesër? Çfarë është kjo? Cka ishte Lazarati? ‘No man’s land’. ‘No man’s land’. Shumë e thjeshtë. U nxora nga konteksti me një frymë u keqshfrytëzua me një epsh të posaçëm nga të gjithë sazhexhinjtë dogmatikë dhe nga kalemxhinjtë e Prishtinës zyrtare dhe Tiranës, përfshirë edhesazhexhinjtë patetikë të planetit non-grata që e futën me vrap si provë në dosjen e aktakuzës mbi shërbimin tim ndaj Beogradit”, tha Rama.
