Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar mbi draft-stautin për asociacionin, e përpiluar nga Ekipi Menaxhues, i cili është bërë publik në medie.
Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook ka thënë se ky draft-statut duhet të refuzohet dhe si i tillë nuk duhet të pranohet nga asnjë parti e qeveri.
“Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë. Një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës – nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues.
