Skuadra e Real Madridit së shpejti mund ta kthejë huazimin e Kepa Arrizabalagës në një transferim të përhershëm, por vetëm nëse Chelsea pranon një humbje të madhe në investimin e tyre rekord.
Pas nënshkrimit të Kepas në formë huazimi gjatë verës, Real Madridi është gati të bëjë një marrëveshje të përhershme, shkruan Goal.com, transmeton KlanKosova.tv
Los Blancos kanë vendosur që të paguajnë 21 milionë dollarë, që do të nënkuptonte një humbje të madhe për Chelsean pasi ata transferuan Kepan për 72 milionë euro në vitin 2018, që mbetet një tarifë rekorde botërore për një transferim të portierit.
Portieri i parë i Real Madridit, Thibaut Courtois pësoi një dëmtim që do ta lë jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit.
Kepa Arrizabalaga u transferua tek Real Madridi në formë huazimi në afatin kalimtar të verës, kurse skuadra e Chelseas e transferuan Robert Sanchezin nga Brightoni për 29 milionë euro.
