Ylli televiziv, Kylie Jenner, ish e dashura e reperit, Travis Scott, ishte në koncertin e Beyonce me të dashurin e saj të ri, Timothee Chalamet.
Reperi nuk ishte shumë larg kur Kylie po bënte debutimin e saj me Chalamet, raporton ET.
Një dëshmitar okular ka thënë se reperi 32-vjeçar mbërriti në koncertin e Beyonce-s të hënën mbrëma në Los Anxhelos vetëm pesë minuta pasi Kylie u shfaq me të dashurin e saj të ri, Timothee Chalamet.
