Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se është i habitur edhe me faktin që KFOR-i ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarja.
“Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti që as të nesërmen, me këtë të vërtetë që ne po e shpalosim para juve, nuk del zyrtarisht KFOR-i. Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarje e cila nuk ishte në mbrëmje por në mesditë, KFOR-i nuk del me një shpjegim zyrtar se ku është ky vend, ky vend qartazi është në Republikën e Kosovës.
Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i, mirëpo heshtja e tyre nuk i kontribuon as deskalimit, as hetimit, as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë shkelje e Rezolutës 1244, por është komandanti i KFOR-it për çdo deklaratë e përmend Rezolutën 1244, sepse e ka shpeshtuar përmendjen e saj. Ne e konsiderojmë Kushtetutën si e drejtë dhe përgjegjësi”, ka shtuar Kurti.
