Ministria e Jashtme britanike ka thënë se ka rrezik që trazirat të shpërndahen në të gjithë Rusinë.
Kjo ministri e bëri këtë vlerësim teksa paralajmëroi udhëtarët për ndikimin që do të ketë konfrontimi Wagner-Kremlin në fluturimet e kthimit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ka raporte për tensione ushtarake në rajonin e Rostovit dhe një rrezik për trazira të mëtejshme në të gjithë vendin. Përveç kësaj, ka mungesë të opsioneve të disponueshme të fluturimit për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai.
Zëdhënësit e liderëve të Francës, Polonisë dhe Gjermanisë kanë thënë se qeveritë e tyre po monitorojnë nga afër ngjarjet në Rusi.
