Rrudhat e qafës, si t’i reduktoni menjëherë pa pasur nevojë për kremra

Pse shumica e femrave e lënë pas dore kujdesin për qafën dhe dekoltenë?

Qëndrimi i saktë i trupit tonë është i rëndësishëm, përkulja relakson muskujt e qafës, si rezultat i së cilës humbet qëndrueshmëria e saj. Uluni në një karrige, me shpinën drejt dhe kthejeni kokën në të djathtë, pastaj majtas.

Bëni këtë ushtrim 5 herë në secilën anë. Vazhdoni me rrotullimet e kokës djathtas dhe majtas, 5 herë në secilën anë.

Pastaj, zhvendosni kokën prapa dhe shikoni lart, me gojën mbyllur, pretendoni sikur përtypni diçka për rreth 30 sekonda. Ky ushtrim aktivizon shumë muskujt e qafës dhe është shumë i dobishëm.

Në të njëjtin pozicion hapni gojën, nxirrni gjuhën dhe shtypni majën e saj për disa sekonda.

Bëni këtë ushtrim 5 herë.