Ish-kapiteni i Dardanëve, Samir Ujkani sot është emëruar zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës në futboll.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e priti në zyrën e tij Samir Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij “të jashtëzakonshëm në fanellën dardane” dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.
Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta japë maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren.
Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Samir Ujkani njoftoi për pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 35 vjeçare.
