Sekretari amerikan i shtetit këtë javë shkon në Izrael

Udhëtimi i Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në selinë e NATO-s këtë javë do të përfshijë ndalesa shtesë edhe në Lindjen e Mesme.

“Pas Brukselit, Sekretari Blinken do të udhëtojë këtë javë në Shkup, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Dubai”,  tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Gjatë këtyre takimeve, Blinken do të “theksojë nevojën për të mbështetur rrjedhën e shtuar të ndihmës humanitare në Gaza, për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të përmirësuar mbrojtjen për civilët në Gaza”, tha zyrtari, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Blinken do të bisedojë gjithashtu me liderët për “të ardhmen e Gazës dhe nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez”, tha zyrtari, duke shtuar se Blinken do të synojë “të vazhdojë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konfliktit”.