Gjashtë persona janë arrestuar gjatë operacionit policor “Guri”, nën dyshimin e veprimit si grup kriminal si dhe shitjen e paautozizuar të narkotikëve.
Këtyre personave u është konfiskuar 12 kilogramë marihuanë, thuhet në njoftimin e Policisë. Njëri nga të dyshuarit, pas kontrollit të policisë ka tentuar të ik, duke kërcyer nga një lartësi e shtëpisë ku më pas ka pësuar lëndime. I njejti është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot, më 12.05.2023, në vazhdën e zhvillimit të operacionit policor ‘Guri’, i zhvilluar në koordinim me organet e drejtësisë (prokurorinë), janë kontrolluar 11 lokacione, ku si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar rreth 12 kg substancë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), 3467 euro, 12.700 lekë (paratë dyshohet janë përfituara nga vepra penale) dhe tri vetura me të cilat është bërë bartja e lëndës narkotike. Vlen të ceket se gjatë kontrolleve, në njërin nga lokacionet, një i dyshuar, në tentim për të ikur ka kërcyer nga një lartësi e shtëpisë dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
