Stacioni policor i Podujevës, gjatë së enjtes ka kryer një operacion bastisjeje, në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të kësaj komune.
Përgjatë kësaj bastisje, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një revole të tipit EKOL Special, të kalibrit 9mm.
“Ndaj të dyshuarve A.I mashkull 18-të vjeçar dhe T.SH 29 vjeç, që të dy shtetas të Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është inicuar hetim në drejtim të veprës penale, “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe të njejtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.
