3 qytetarët nga komuna e Podujevës të arrestuar në Merdar janë liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka konfirmuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.
Bulliqi tha se ka kontaktuar me familjarët e të arrestuarve dhe të njëjtit janë rrugës duke ardhur për në Kosovë.
