ShBA ende po mbledh fakte për incidentin e supozuar në Moskë

Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë paralajmërim për sulmin e supozuar me dron në Kremlin që Rusia pretendon se ishte një tentativë për vrasjen e presidentit Vladimir Putin, të cilin Ukraina e mohon me forcë, ka thënë një zyrtar për CNN.

“Çfarëdo që ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë paralajmërim të avancuar”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se autoritetet janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se ata ende po punojnë për të vlerësuar pretendimet e Rusisë dhe nuk e kanë vërtetuar ende pohimin e Kremlinit se Ukraina u përpoq të vriste Putinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *