Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka njoftuar se 335 mijë persona kanë hyrë në shërbimin ushtarak me kontratë me forcat e armatosura ruse ose grupet vullnetare që nga fillimi i këtij viti.
Agjencia ruse e lajmeve e mbështetur nga shteti, RIA, citoi gjithashtu Shoigun të thoshte se 50,000 njerëz u regjistruan vetëm në muajin shtator, duke shtuar se Moska nuk po planifikon ndonjë mobilizim shtesë këtë vit, përcjell AlJazeera.
Shoigu tha gjithashtu se rekrutët që iu bashkuan ushtrisë gjatë vjeshtës 2023 nuk do të vendosen për të luftuar në zonën e konfliktit në Ukrainë.
