Përmbytjet kanë shkaktuar shembjen e një tempulli në shtetin verior indian të Himachal Pradesh të hënën, duke vrarë nëntë persona dhe duke lënë deri në 25 të tjerë të bllokuar nën rrënoja.
Shirat e dendur kanë vrarë shtatë persona të tjerë në vende të tjera në këtë shtet, shkruan CNN.
Tempulli në kryeqytetin shtetëror Shimla, një zonë e njohur turistike, u shemb rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, tha kryeministri i shtetit Sukhvinder Singh Sukhu për agjencinë indiane të lajmeve ANI gjatë një vizite në vendin e tempullit, të hënën.
Trupat e atyre që vdiqën janë nxjerrë dhe “administrata lokale po punon me zell për të pastruar mbeturinat”, postoi Sukhu në X (i njohur më parë si Tëitter) të hënën.
Pesë persona janë shpëtuar, por rreth 20 deri në 25 persona mbeten të bllokuar, me përpjekjet e shpëtimit në vazhdim, shtoi ai.
