Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së shënohet 25 përvjetori jubilar i Kleçkës heroike me moton tradicionale “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”, shkruan Drejt.info.
Nderimet dhe homazhet, janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismet Jashari-Kumanova, dhe dëshmorëve të tjerë të kësaj brigade dhe në kuadër të manifestimit “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”.
Do mbahet edhe manifestimi në shënim të 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së dhe ditës së Brigadës 121 “Kumanova”, që u vunë në mbrojtje të rreth 80 mijë banorëve të strehuar në këtë zonë gjatë gjithë kohës së luftës, në vitet 1998-1999./Drejt.info/
