Janë shitur të gjitha biletat për klasikën e basketbollit që do të luhet sot në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në mes të Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Ndeshja nis nga ora 17:15.
Interesimi i tifozëve është tejet i madh, njofton klubi mitrovicas.
Aktualisht skuadra nga kryeqyteti aktualisht po prin me rezultat 2:1 në gjysmëfinalen e “playoff-it”.
Trepça, në shtëpinë e vet do ta kërkojë barazimin.
Ndërkaq nëse prishtinasit shënojnë fitore do të përballen në finale me Pejën, që e eliminoi Yllin.
