Shkatërrohet fusha e sportit në lagjen Bregu i Diellit

Fusha e sportit në lagjen Bregu i Diellit është shkatërruar. Ka disa ditë që në këtë pjesë janë duke u kryer punime, për shkak të ujërave të zeza, thonë qytetarët. Sipas tyre, kjo gjendje e fushës së sportit ka ndodhur gjatë kohës së këtij muaji kur kishte borë.

’Kjo gjendje është me fillim kur ka ra bora e parë, prej lagështie edhe ka rrëshqit dheu edhe është dëmtuar fusha e sportit, me pemë me këto krejt” Baki Shala, banor i lagjes Bregu i Diellit. Kurse, Rrahman Beçiri, banor në afërsi të kësaj lagje, tha se këtë gjendje të fushës e ka parë këtë të mërkurë, dhe e cilëson të mjeruar.

Prej pardje e kam parë, se m’ka ra këtu me pa mjerimin ma të madhin me pa, sikur kur e sheh një njeri që e kanë plagosë edhe s’i jep kërkush ndihmë” – është shpehur Beçiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *