Shtatë komuna s’kanë librari, s’dinë ku t’i marrin tekstet shkollore

 

Të paktën 7 komuna, sipas Kolegjiumit të Drejtorive të Arsimit, nuk kanë librari, gjë e cila pritet të shkaktojë probleme në implementimin e planit të propozuar të Ministrisë së Arsimit në çështjen e furnizimit me tekste shkollore.

Në mesin e këtyre qyteteve ku nuk ka librari janë Kaçaniku e Klina, drejtorët e të cilave thonë se nëse nuk ndryshon diçka në planin e ministrisë, duhet të blihen librat në komunat fqinje.

Me këtë problem të komunave janë të njoftuar në Këshillin e Prindërve, të cilët zyrtarëve të Ministrisë me të cilët u takuan të mërkurën, ua dhanë disa rekomandime për krijim të pikave në secilën komunë, e poashtu edhe ua dhanë idenë që librat të shkojnë të merren nga prindërit, por Ministria pagesën ta bëjë te libraritë.