Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë lënduar shtatë persona. Për këtë aksident ka raportuar Drejt.info duke sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërkaq njëri prej tyre është dërguar në QKUK sepse ka pasur lëndime serioze.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar  shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

5C084E4E-0FE4-4B9E-803B-4D86F2556EFF