Shtëpia e Bardhë: Vendimi për pauzat katërorëshe në Gazën veriore është një hap i parë i rëndësishëm

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se vendimi i Izraelit për të zbatuar pauzat katërorëshe në Gazën veriore për të lejuar civilët të largohen është një hap i parë i rëndësishëm.

“Natyrisht ne duam t’i shohim ato të vazhdojnë për aq kohë sa janë të nevojshme”, tha Kirby.

Ai gjithashtu deklaroi se tani nuk është koha për një armëpushim, sepse sipas tij kjo do të ndihmonte Hamasin të legjitimonte atë që bëri më 7 tetor, raporton BBC.