Shtetasja amerikane sulmohet nga kosovarja me të meta mendore

Një shtetase amerikane ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një e dyshuar kosovare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 17:00.

Sipas policisë e dyshuara është me të meta mentale dhe është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim.

Rasti po trajtohet si “lëndim i lehtë trupor”.

“Viktima femër shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuar femër kosovare. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale. Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *