Australia u ka ofruar strehim qytetarëve të Tuvalut për shkak të ndikimeve katastrofike të ndryshimeve klimatike, në një pakt të ri historik.
Tuvalu, një varg atolesh të ulëta në Paqësor, është ndër vendet më të rrezikuara nga rritja e nivelit të ujit të deteve.
Ajo është shtëpia e 11 mijë e 200 njerëzve dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për veprime më të mëdha për të luftuar ndryshimet klimatike.
Kryeministri australian Anthony Albanese e përshkroi atë si një marrëveshje “themelore”.
Kryeministri i Tuvalut, Kausea Natano e quajti atë “një fener shprese” dhe “jo vetëm një moment historik, por një hap gjigant përpara në misionin tonë të përbashkët për të siguruar stabilitetin rajonal, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin”.
Deri në 280 personave në vit do t’u jepen vizat e reja, të cilat do t’i lejojnë ata të jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Australi, raporton BBC.
Është hera e parë që Australia u ofron rezidencë shtetasve të huaj për shkak të kërcënimit të ndryshimeve klimatike, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve.
Traktati i ri, i njohur si Unioni Falepili, është marrëveshja “më domethënëse” midis Australisë dhe një vendi të Paqësorit ndonjëherë, shtoi ai.
Ai gjithashtu premton ndihmën australiane për kombin për veprimin dhe sigurinë ndaj klimës.
Sipas marrëveshjes, Australia është zotuar të mbrojë kombin e Paqësorit nga agresioni ushtarak dhe Tuvalu ka rënë dakord se nuk do të hyjë në pakte mbrojtëse me asnjë vend tjetër pa miratimin e Australisë.
