Shtyhet për të mërkurën mbledhja e KQZ-së

Mbledhja e KQZ-së, e paraparë të mbahej sot nga ora 11:00, është shtyrë për të mërkurën, njoftoi zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi.

Sipas tij, në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri dhe se anëtarët kanë konstatuar se u duheshin më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.

“Kjo u bë e ditur në momentet e fundit derisa po diskutohej në Këshillin për Operacione Zgjedhore. Mbledhja u shty për ditën e nesërme, për orën e saktë do të t’ju njoftojmë”, sqaroi Elezi para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *