Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është shtyrë sërish, por ende nuk ka ndonjë njoftim se kur do të mbahet.
Në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri.
Këtë e bëri te ditur , zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigjje me shkrim për Drejt.info.
“Mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet. Jemi në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do t’iu njoftojmë me kohë”, është përgjigjur Elezi.
Kujtojmë që më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale në Leposaviq dhe Zveçan.
