Një polic kosovar ka mbetur i vrarë nga sulmi që u bë në veri të vendit, nga terroristët serbë.
E, për nderë të policit të ndjerë, Zyra e Kryeministrit, ka ftuar deputetët që të marrin pjesë sot për ndezje të qirinjve, pranë stacionit policor në Prishtinë.
Mirëpo, e-maili që u ka ardhur deputetëve, është skandaloz.
Drejt.info ka siguruar një foto të emailit, ku nisja kishte qenë “Përmes këtij emaili kam kënaqësinë t’iu ftoj për ndezjen e qirinjve me kryeministrin….”.
Pra, sipas Zyrës së Kryeministrit, ftesa për një ngjarje të dhimbshme si kjo, po u bëka me kënaqësi!
Duke qenë se ekzistojnë togfjalësh të tjerë, si të bëhet kjo ftesë, për shembull “Për nderë të veprës së policit të vrarë në veri, ftoheni t’iu bashkangjiteni kryeministrit…”.
Ja emaili:

