Ekskluzivisht në Kiks Kosova, prezantohen raportet e plota të hetimeve të incidentit ajror të 24 shkurtit, ku u rrezikua jeta e 300 pasagjerëve.
Kush ishte fajtori që u cënua siguria ajrore në Kosovë?
Si u bë që Tirana shmangu incidentin dhe ku dështoi Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror?
Si u munduan autoritetet të kamuflonin raportet e hetimit të cilët tregojnë se kontrollorët nuk ishin në vendin e tyre të punës?
Hulumtimi ekskluziv vjen pas 7 muajsh kur Kiksi raportoi për këtë incident i cili u tentua të fshihej nga autoritetet kosovare që menaxhojnë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës.
Sonte nga ora 19:00, Kiks Kosova në Klan Kosova.
