Sot mbahen zgjedhjet në Greqi për zgjedhjen e qeverisë së re

Në Greqi qytetarët do të votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re. Nga ora 07:00 qëndrat e votimit janë hapur ku do të votojnë rreth 9.8 milionë votues , për të zgjedhur 300 deputetët e Kuvendit të Greqisë për periudhën 2023-2027.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 ku zgjedhësit kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Procedura mund të zgjatet nëse përfaqësuesi gjyqësor konstaton se ka ende qytetarë që presin të votojnë në një qendër votimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *