Gjatë ditës së mërkurë zhvillohen dy ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Gjilani e pret Llapin, me avantazh nga ndeshja e parë e luajtur në Podujevë që përfundoi me rezultat 1 me 2, kurse ballafaqimi tjetër është, Prishtina – Vushtrria, që luhet në “Fadil Vokrri” ku përparësi kanë kryeqytetasit shkaku i fitorës me rezultat 1 me 2, njofton Drejt.info.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora ora 15:00.
