Stuhia në Serbi la tre të vdekur

Një burrë vdiq gjatë stuhisë në Baçka Palanka, Serbi, kur ai u përpoq të hiqte kabllot e energjisë elektrike që kishin rënë në portën e tij, tha kryetari i komunës, Branislav Shushnica, raporton N1.

Ai tha për “Tanjug” se 66-vjeçari i ka kapur kabllot me duar të zhveshura, gjë që e ka shkaktuar goditjen elektrike dhe ka vdekur në vend.

Për shkak të stuhisë që goditi Serbinë të premten në mbrëmje, kanë mbetur të vdekur edhe një djalë në Novi Sad dhe një grua në Kovaçicë.