Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.
Siç kupton Gazeta Express, tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.
I kontaktuar nga Insajderi, gazetari konfirmoi sulmin nga tre persona dhe tha se është mirë me shëndet.
I njëjti pohoi se rastin e ka denioncuar në polici.
“Po ishin tre persona që më sulmuan. Rasti tashmë është në polici dhe po presim që të zbardhen detajet e tjera. Me shëndet jam mirë, nuk kam marrë lëndime të rënda”, tha Syla për Insajderin.
