Szunyog dënon ashpër përdorimin e eksplozivëve nga protestuesit ndaj ushtarëve të KFOR-it

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Ai ka bërë sërish thirrje për uljen e tensioneve.

“BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër ushtarëve të KFOR-it që sigurojnë paqen”, shkroi Szunyog.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *