Gazetari Besnik Tahiri, ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit nuk ka elemente të autonomisë territoriale
Sipas tij, nga drafti i propozuar nga Amerika dhe Evropa, ka autonomi në shëndetësi dhe arsim.
“Me krejt siguresat që ka, ky nuk do të ketë nivel të tretë qeverisës. Nuk ka planifikim hapësinor…Dokumenti e ka përjashtuar draftin e Danijela Vujiçiq, sepse amerikanët e kanë zbuluar që është bërë në zyrën e Vuçiqit”, ka deklaruar Tahiri në Rubikon, transmeton KlanKosova.tv.
Më tej Tahiri thekson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke u frikuar që të vë firmën e tij në një marrëveshje me Kosovën.
