Taulant Balla ndalon shqiptarët në Michigan të flasin: Ndalon pyetjet dhe refuzon të ofrojë ujë për frikën e goditjeve

Në një ngjarje të mbajtur në Michigan, Taulant Balla, deputet i Partisë Socialiste, ka ndaluar një grup shqiptarësh të pranishëm të bëjnë pyetje dhe të shprehin mendimet e tyre, duke i lënë ata të mbyllur në heshtje. Ngjarja, që u mbajt para më pak se 100 personave, ka shkaktuar surprizë dhe indinjatë tek ata që kishin ardhur për të dëgjuar dhe diskutuar me deputetin, shkruan Drejt.info.

Balla nuk ka pranuar asnjë pyetje nga audienca dhe ka refuzuar të ofrojë shishe uji për të pranishmit, duke shprehur frikën se mund të gjuhen me to. Skena ka krijuar një atmosferë tensioni, duke lënë shumë të pranishëm të shqetësuar mbi sjelljen dhe qëndrimin autoritar të deputetit.

Një pjesë e të pranishmëve e kanë cilësuar këtë veprim si një formë frikacie dhe ndalimi të fjalës së lirë, duke e quajtur Ballën një frikacak që nuk ka guximin të përballet me pyetje të thjeshta nga qytetarët. Në këtë mënyrë, ngjarja ka nxitur një diskutim të gjerë për mungesën e transparencës dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Për të parë më shumë detaje rreth ngjarjes, shikoni videon më poshtë./Drejt Info/

IMG_2313 (1)