Bllokbusteri i Taylor Swift, Eras Tour është bërë filmi më fitimprurës i koncerteve në histori – një javë para se të dilte në kinema.
Distributori i saj AMC tha se shitjet globale të biletave paraprake kanë kaluar 100 milionë dollarë (82 milionë funta), duke tejkaluar rekordin e vendosur nga filmi i Justin Bieber në vitin 2011 Never Say Never, i cili fitoi 99 milionë dollarë.
Filmi, i cili u regjistrua gjatë turneut në ShBA, do të dalë në më shumë se 100 vende të premten e ardhshme, 13 tetor.
“Kërkesa e audiencës për filmin e koncertit të Eras Tour ka qenë e pabesueshme që nga momenti i shpalljes së parë”, thuhet në një deklaratë të AMC.
Zinxhiri i kinemasë amerikane më parë tha se filmi kishte mposhtur rekordin e tij për të ardhurat më të larta nga shitja e biletave gjatë një dite të vetme në historinë e tij 103-vjeçare.
Bllokbusteri i Swift ka thyer gjithashtu rekordin në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë bileta të shitura gjatë javës së hapjes së parashitjes për një ngjarje muzikore
