Të dielen mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri

Më 14 maj (e diel), do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku do të zgjidhen 61 kryetarë të bashkive dhe këshilltarë bashkiakë.

Gara do të zhvillohet në mes Partisë Socialiste, koalicionit “Bashkë fitojmë” nga Iliri Meta dhe Sali Berishës si dhe Partia Demokratike e kryetarit, Enkeleajd Alibeaj.

Ndërkaq, 5511 policë janë angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore në Shqipëri, ndërsa 7530 policë të tjerë do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor. Policia e Shtetit do të marrë në mbrojtje 57 objekte në këtë proces, me angazhimin e 192 punonjsëve të Policisë nga forcat “Komando”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *