Tërnavën për Bajram e viziton edhe Drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me bashkëpunëtorë, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku u pritën nga myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij.

Hoxha uroi Tërnavën dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të fesë islame me rastin e festës së Bajramit.

Myftiu Tërnava, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, uroi të gjithë pjesëtarët e PK-së dhe në të njëjtën kohë theksoi se “jemi krenarë me Policinë e Kosovës për punën që po bën si garantuese e sigurisë në vend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *