‘Thyhet heshtja’ afër një vendvotimi në Leposaviq, raportohet për një dasmë serbe

Mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online ka shkruar se si është thyer heshtja për pak kohë në jnërin nga kontejnerët afër rrugës kryesore në Leposaviq… nga një dasmë serbe.

“Serbët në këtë pjesë të Kosovës as që mendojnë për të votimet e organizuara nga Prishtina pavarësisht qëndrimit të qartë të serbëve se nuk do të marrin pjesë për arsye të njohura,” – shkruan ky medium.

Ata shkruajnë se në kontejnerin e vendosur në Jarinje nuk kaloi askush gjithë ditën, vetëm numër i madh i policëve.

Serbët e Kosovës / Kosovo-Online raporton se të gjithë kandidatët e VV-së në Zveçan janë nga një familje, të PDK-së nga dy
Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, në Komunën e Leposaviqit deri tash kanë votuar 110 qytetarë apo 0.83 për qind e zgjedhësve deri në orën 15:00.

Në Leposaviq janë dy kandidatë për të marrë drejtimin e komunës: Albulena Behluli Hetemi (PDK) dhe Lulzim Hetemi (VV).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *