“Trafiku Urban” me dy risi brenda muajit, pajisja me Wi-Fi dhe pagesa të biletës me SMS

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Burim Maraj, ka thënë se brenda javësh do të pajisen me WI-FI dhe pagesat do të mund të bëhen me SMS.

Për këtë të fundit, udhëtarët do të kenë mundësi të paguajnë biletën nga dy operatorët në Kosovë, Vala dhe Ipko.

Maraj ka deklaruar se synim i tij është krijimi i kushteve sa më të mira për udhëtarët që e përdorin Trafikun Urban.

“Është shumë me rëndësi, është për herë të parë në historinë e trafikut urban që autobusët tanë po i pajisim me Wi-Fi ku udhëtarët e trafikut urban do të kenë mundësi të qasen në internet pa pagesë. Do të thotë është një vlerë e shtuar edhe për trafikun urban edhe për komunën ku udhëtaret të cilët e përdorin trafikun urban mund të qasen në internet pa pagesë dhe të krijojmë kushte sa më të mira për ta, është një lloj prioriteti për mua me qenë kushtet sa më të mira në trafik, shërbimi sa më i mirë. Kjo bëhet duke punuar edhe duke ju ofruar qytetarëve një vlerë shtesë për ta e një shërbim shtesë për ta”, u shpreh Maraj.