Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trafiku Uban ka bërë të ditur për qytetarêt se nesër dhe pasnesër linjat e qarkullimit, Nr. 1A dhe Nr.7C, do të kenë ndryshim të përkohshëm për shkak të punimeve në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.
Ndërkaq, qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton”
“Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se Ndërmarrja Publike “Termokos” me datë 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvilloj punime në rrugën “Ukshin Hoti”. Trafiku Urban njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat Nr. 1A dhe Nr. 7C. Qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes Bulevardit “Bill Klinton””, thuhet në njoftim.
