Tribunali i Hagës ua rrit dënimet dy-ish spiunëve të Millosheviqit

Ish-kryespiuni serb, Jovica Stanishiq, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Sllobodan Millosheviqin gjatë regjimit të tij në ish-Jugosllavi, u dënua me 15 vite burg, në atë që konsiderohet çështja e fundit gjyqësore në Hagë për luftërat ballkanike të viteve 1990. Bashkë me të u dënua po me 15 vite edhe vartësi i tij, Frenki Simatoviq.

Dhomat e Apelit në Hagë hodhën poshtë vendimin e Shkallës së Parë për të shpallur të pafajshëm dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Millosheviqit dhe shtuan dënimin nga 12 në 15 vite burg.

Sipas gjykatëses Graciela Gatti Santana, të dy të dënuarit, që sot janë në të 70-tat, kanë pasur qëllimin kriminal për të larguar përgjithmonë popullsinë kroate dhe boshnjake përmes krimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *